“Manchester United është mbeturinë”, BBC kërkon falje

Futboll

“Manchester United është mbeturinë”, BBC kërkon falje

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një mesazh u shfaq në kanalin BBC gjatë ditës duke thënë se "Manchester United është mbeturinë".

Pas kësaj, shërbimi publik britanik u kërkoi falje tifozëve të United për gabimin në emisionin televiziv.

BBC deklaroi se artikulli i diskutueshëm u shfaq gabimisht gjatë prezantimit të rezultateve të tenisit.

Kjo u pasua me mesazhin “moti – shi kudo”. Prezantuesja Anita Mcveigh më pas u kërkoi falje shikuesve dhe u shpjegoi se person gabimisht publikoi një tekst të tillë.

“Shpresoj që tifozët e Manchester United të mos ofendohen. Më lejoni të shpjegoj: dikush që po mëson, shtypi gjëra të rastësishme dhe kështu erdhi teksti. Ju kërkoj falje nëse e keni parë dhe jeni ofenduar dhe nëse jeni tifoz i United. Mirëpo ky është një gabim që nuk duhej të ndodhte”, ka thënë prezantuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat