Jose Mourinho shkruan histori, trajneri i parë që e fiton tripletën europiane

Futboll

Jose Mourinho shkruan histori, trajneri i parë që e fiton tripletën europiane

Më: 26 maj 2022 Në ora: 07:56
Jose Mourinho

Jose Mourinho, me suksesin e arritur me Romën ndaj Feyenoord, është bërë trajneri i parë që fitoi tripletën e trofeve europianë me klube. 

Portugezi, paraprakisht arriti të triumfojë në Champions League e Europa League me Porton, Interin e Manchester Unitedin.

Sezoni i parë i Conference League i takon pikërisht teknikut 55-vjeçar që vijon të jetë në listën e trajnerëve më të trofeshëm në botë.

Fitimi i Conference League me kryeqytetasit, pos të tjerash, ka rëndësi edhe për faktin që, pas shumë kohësh, një skuadër italiane arrin të dalë fituese në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat