Mou Mbret i Romës

Futboll

Mou Mbret i Romës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:02
Mou Mbret i Romës

Roma fitoi 1-0 ndaj Feyenoordit dhe bëri pronë të sajën kupën e Conference League.

Një trofe europian rikthehet në Itali pas 12 vitesh falë José Mourinhos. “Special One” mori elozhe nga shtypi në të gjithë botën.

Në Itali, nga “Faleminderit Roma” e Gazzetta dello Sport te “Në Parajsë” e Corriere dello Sport, nga “Mou Mbret i Romës” e Tuttosport te “Roma, një kupë magjike” e Messaggero, faqet e para të gazetave sportive i dedikohen tërësisht suksesin të verdhekuqve në Tiranë nën drejtimin e portugezit.

Edhe gazetatet në Portugali i bëjnë homazh njeriut të tyre: “Ave, Mourinho!” titulli i Record, të cilit i bën jehonë ai i “A Bola”, “Lo Speciale”.

Me këtë trofe të fituar Mourinho është kthyer në “Perandor” në Romë, teksa tani “Special One” ngjan si Jul Çezari, i gjithë populli i Romës i bën homazh. Artisti Harry Grab, ka krijuar një vepër arti në një stacion metroje në zonën mjaft të njohur Circo Massimo.

Të gjithë qytetarët e Romës dhe turistët e shumtë që vizitojnë “Qytetin e Përjetshëm”, do të përshëndetin “Perandorin” e fundin roman, që u ktheu lavdinë verdhekuqve, duke u dhuruar trofenë e parë europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat