Kur do të vendos Mane për të ardhmen e tij?

Futboll

Kur do të vendos Mane për të ardhmen e tij?

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:21
Kur do të vendos Mane për të ardhmen e tij?

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane raportohet se të ardhmen e tij do të vendos pas finales së Ligës së Kampionëve.

‘The Reds’ të shtunën mbrëma luajnë finalen e madhe të Champions League, ku do të ballafaqohen me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Mane është në shënjestër të top-klubeve evropiane përfshirë edhe Real Madridin.

Mediet angleze raportojnë se ylli i skuadrës së Jurgen Klopp të ardhmen e tij do të vendos pas finales së Champions League.

“Sadio Mane do të vendos për të ardhmen e tij pas finales së Ligës së Kampionëve”, shkruajnë mediet në ishull.

Mane është një lojtarët kryesor tek klubi nga ‘Anfiel’, duke dhënë kontribut të madh që skuadra angleze ka siguruar finalen e elitës së futbollit evropian.

Liverpool këtë sezon të garave, ka fituar FA Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës, derisa kundër Realit do të kërkojnë trofeun e tretë këtë edicion të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat