Juventus - Di Maria, një hap larg

Futboll

Juventus - Di Maria, një hap larg

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:58
Juventus - Di Maria, një hap larg

Juventus dhe Angel Di Maria po afrohen gjithnjë e më shumë. Ata ende nuk kanë dakordësi përfundimtare, por anësori argjentinas është një hap larg klubit bardhezi. Sinjalet që sugjerojnë një marrëveshje totale të mundshme në ditët në vijim, sepse dje, mbi bazën e kontakteve të vazhdueshme mes palëve, u hodhën baza shumë të rëndësishme.

I fortë apeli i ushtruar nga bardhezinjtë, po aq i fortë edhe dëshira e ish-lojtarit të Paris Saint-Germain për t’u lidhur me një realitet të ri, që do t’i lejonte të përjetonte vitin e Botërorit në Katar ashtu siç duhet. Kjo do të thotë të luajë ende në një ekip të nivelit ndërkombëtar. Të dyja nevojat përkojnë në mënyrë të përkryer.

Edhe ditën e djeshme, drejtori sportiv Federico Cherubini ishte i zënë me telefonatat dhe jo vetëm për të vazhduar negociatat e “vajosura” të javëve të fundit. Në mëngjes, menaxheri u takua me Massimiliano Allegrin, i cili u kthye në Torino pas një pushimi të shkurtër, pas sezonit, dhe u pa në qendër të qytetit, duke ngjallur kureshtjen e tifozëve.

Dialogu midis trajnerit dhe drejtuesve të lartë të klubit të Juventusit është i pandërprerë.

Në moshën 34-vjeçare dhe me perspektivën për t’u rikthyer në Argjentinën e tij në mënyrë të parashikueshme verën e vitit 2023, “Fideo” e ka kuptuar se ishte e nevojshme të hipte në trenin e Juventusit.

Prandaj, në mungesë të një kthese të bujshme, rruga që do ta çonte në Torino duket gjithnjë e me më pak pengesa. Disa detaje mungojnë në përcaktimin e plotë të marrëveshjes, por argjentinasi ndihet absolutisht i kënaqur nga propozimi i klubit bardhezi.

Kontaktet e orëve të fundit kanë lindur një marrëveshje parimore për një kontratë që duhet të jetë 1-vjeçare, me opsion, ndërsa “playmaker”-i kërkon pagë prej 8 milionë euro, plus bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat