Salah qetëson tifozët

Futboll

Salah qetëson tifozët

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:59
Salah qetëson tifozët

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka qetësuar tifozët e skuadrës ‘The Reds’.

Sulmuesi egjiptian ka mohuar zërat që thonë se ai do të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.

Salah me skuadrën e Jurgen Klopp, ka edhe një vit kontratë. Egjiptiani thotë se nuk është duke e menduar rinovimin. Ai tha se do të qëndrojë në skuadër të paktën edhe një sezone.

“Në kokën time për momentin nuk po mendoj për rinovimin. Nuk dua të jem egoist, është një javë e rëndësishme për të gjithë ne”, tha Salah.

“Unë dua ta fitoj Champions League. Dua të shoh Henderson duke ngritur përsëri trofeun e kësaj gare. Sigurisht së do të qëndroj edhe një sezon, pastaj ne do të shohim. Ka kohë”, pohoi Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat