Shkëlqeu te Udinese, zbulohet e ardhmja e Deulofeu

Futboll

Shkëlqeu te Udinese, zbulohet e ardhmja e Deulofeu

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:39
Shkëlqeu te Udinese, zbulohet e ardhmja e Deulofeu

Gerard Deulofeu (28 vjeç) ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në periudhën e tij të dytë në Serie A.

13 gola dhe 5 asistime kanë qenë shifrat e një prej anësorëve të Udineses.

Në krye të sulmit të Udineses, Deulofeu mund të bëjë hapin drejt elitës, pasi disa skuadra nga Italia, Spanja dhe Anglia kanë pyetur për të.

Siç thekson AS, Napoli është skuadra më e interesuar për spanjollin. Me humbjen e Lorenzo Insigne, i cili do t’i drejtohet Toronto FC në MLS, napolitanët janë në kërkim të një lojtari cilësor për krahun e majtë të sulmit. I lidhur me Udinesen deri në vitin 2024, agjenti i lojtarit konfirmoi largimin e tij në Radio Marte:

“Që nga fillimi i sezonit ka pasur një marrëveshje me Udinesen që do të çonte në transferimin e tij, ai do të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat