Trofeu i Ligës së Kampionëve aq unik sa do ta sakrifikonte edhe gruan e tij, ky ishte komenti i yllit të Realit

Futboll

Trofeu i Ligës së Kampionëve aq unik sa do ta sakrifikonte edhe gruan e tij, ky ishte komenti i yllit të Realit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:26
Fede Valverde

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Reali do të synojë që të fitojë trofeun e 14-të të kësaj gare, kurse Liverpooli kërkon ta fitojë të shtatin, por edhe të hakmerret për finalen e 2018, ku u mposhtën pikërisht nga Reali në finale me rezultat 3:1.

Ndërkaq, mesfushori i “Galaktikëve”, Fede Valverde para ndeshjes së madhe ka treguar se do të bëjë çmos për ta ndaluar Liverpoolin nga triumfi.

Në fakt, Valverde ka thënë se do ta sakrifikonte edhe gruan e tij vetëm për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Është një trofe unik për cilindo lojtarë në botë. Jam i gatshëm të sakrifikojë shumë gjëra, përveç djalit tim, por ndoshta edhe gruan time”, tha Valverde.

Të shtunën me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Stade de France” do të jetë nikoqir i finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat