Richarlison mendon largimin

Futboll

Richarlison mendon largimin

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:17
Richarlison mendon largimin

Sulmuesi Richarlison po mendon largimin nga skuadra e Everton, pasi në drejtim të tij ka oferta nga klube të mëdha dhe merkatoja e verës pritet të jetë e “nxehtë” për të.

Braziliani me 6 golat e tij të shënuar në këtë sezon ndihmoi skuadrën e Frank Lampard të siguronte qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.

Por, klubi nga Merseyside tani po përgatitet për mundësinë e humbjes së yllit nga Amerika e Jugut, përpara sezonit të ardhshëm.

Një numër i madh klubesh kanë shfaqur interes për 25-vjeçarin, ku rivalët e Tottenham po monitorojnë nga afër situatën e lojtarit.

Gjithashtu vazhdon “lufta” mes Real Madridi dhe PSG për transferimin e Richarlisonit. Sipas “Daily Mail”, Richarlison  ka edhe dy vite kontratë me Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat