Dembele refuzon ofertën

Futboll

Dembele refuzon ofertën

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:33
Dembele refuzon ofertën

Ousmane Dembele ka refuzuar ofertën përfundimtare të Barcelonës për një kontratë të re, raporton AS,

Anësori francez do t'i bashkohet Paris Saint-Germainit, me kërkuesit e Premierligës si Newcastle dhe Tottenham që do të mbeten të zhgënjyer.

Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, Dembele ka njoftuar tashmë trajnerët se nuk do të vazhdojë në klub, pasi nuk është dakord me kushtet e rinovimit.

Vetë Ousmane u shpjegoi teknikëve se nuk e kishte pranuar propozimin përfundimtar të Barcelonës dhe se planifikonte t'i jepte fund kohës së tij si Blaugrana më 30 qershor, ku dhe do të bëhet agjent i lirë.

Kujtojmë se, gjatë afatit kalimtar të janarit u tentua të detyrohej largimi i tij, me pak sukses për shkak të palëvizshmërisë së lojtarit dhe refuzimit të përfaqësuesit të tij.

Por, në fund francezi vendosi që në qershor të vendos për të ardhmen e tij, i cili u bë vendimtar në një pjesë të sezonit.

Dembele iu bashkua Barcelonës më 25 gusht të vitit 2017 nga Dortmundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat