Ndahet me Teutën

Futboll

Ndahet me Teutën

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:40
Ndahet me Teutën

Blagoja Todorovski ka mbyllur aventurën në Durrës. Anësori i djathtë nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Teutës në tre sezonet e fundit, ekip me të cilin fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

36-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me klubin bregdetar dhe me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar presidentin Edmond Hasanbelliu, teksa i uron fat Teutës në vazhdim.

“Shumë faleminderit klubit, presidentit dhe të gjithëve që ishin pjesë e këtyre tre viteve të mrekullueshme që kam luajtur këtu. Dua ta përfundoj këtë sezon me këto fjalë”.

Todorovski veshi katër herë fanellën e kombëtares gjatë karrierës së tij, ndërkohë që fitoi titullin në Maqedoninë e Veriut me Renovën, Rabotnickin dhe Shkëndijën (2x).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat