Refuzimi

Futboll

Refuzimi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:45
Serge Gnabry

Refuzimi i Serge Gnabry për të nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munich ka çuar në interesim nga Real Madrid.

Kjo vjen pasi Los Blancos nuk arritën të sigurojnë ardhjen e sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.

Mbappe rinovoi papritmas kontratën me PSG-në, duke e refuzuar kështu ekipin që e kishte ëndërr të luajë, Real Madridin.

Siç raportohet nga Bild, Gnabry po kërkon më shumë se 17 milionë euro në vit për të rinovuar me Bayern Munich, kurse marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat