Pochettino: Nuk u befasova nga vendimi i Mbappes

Futboll

Pochettino: Nuk u befasova nga vendimi i Mbappes

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:54
Pochettino: Nuk u befasova nga vendimi i Mbappes

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ai nuk ishte në dijeni që Kylian Mbappe do të refuzonte Real Madridin dhe do të vazhdonte kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri gjysmë ore para se të zyrtarizohej.

Trajneri argjentinas pohoi gjithashtu se asnjë lojtar i PSG -së nuk është informuar nga Mbappe, përveç shokut të tij të ngushtë dhe ish-lojtarit të Real Madridit, Achraf Hakimit.

“Nuk u befasova nga vendimi i Mbappes”, tha Pochettino për radion spanjolle “El Partidazo de COPE”.

“Ne ishim të sigurt se ai nuk e kishte marrë vendimin dhe se do të ishte në momentin e fundit. E gjithë dhoma e zhveshjes së PSG -së e mori vesh vendimin e Mbappes gjysmë ore më parë.

Vetëm Achraf Hakimi e dinte paraprakisht. Zyrtarisht e mora vesh rinovimin e Mbappes gjysmë ore më parë. Edhe duke qenë pranë tij nuk e dinim vendimin përfundimtar. Më tha presidenti”, deklaroi Pochettino.

Tutje, ai tha se për Real Madridin është zhgënjim që nuk arritën të transferonin sulmuesin francez.

“Natyrisht, është një zhgënjim për Real Madridin që nuk ka nënshkruar me Mbappe. Unë nuk do të jap mendimin tim. Vendimet janë vendime. Për klubin, njerëzit, ligën franceze, është diçka që do të përfitojnë të gjithë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat