Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Futboll

Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:19
Lukaku dëshiron rikthimin te Interi

Romelu Lukaku dëshiron rikthimin te Interi, aty ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës dhe për këtë ka autorizuar menaxherin e tij, Federico Pastorello, që të nisë menjëherë negociatat.

Sipas mediave italiane, Pastorello ka qenë dje në një takim me drejtuesit e Interit, ku kanë folur për të ardhmen e sulmuesit Sebastiano Espozito, të cilit i përfundon huazimi te Baseli dhe pritet të rikthehet në Itali, për t’u huazuar sërish në Serinë A.

Megjithatë një pjesë të mirë të bisedës ka marrë edhe e ardhmja e Romelu Lukakut, me Pastorellon që ka konfirmuar vullnetin e sulmuesit belg për të riveshur fanellën zikaltër pas vetëm një sezoni.

Edhe te Interi do të donin një rikthim të Lukakut, por natyrisht me kushte shumë më të favorshme sesa ato që e shitën një vit më parë, pra një huazim me të drejtë blerjeje dhe në të njëjtën kohë, një pagë më të ulët sesa merr aktualisht te Chelsea.

Natyrisht bëhet fjalë për një operacion të vështirë, megjithatë tani Pastorello i di limitet e Interit dhe do të nisë negociatat me Chelsea-n, në mënyrë që të bëjë të mundur rikthimin e Lukakut në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat