Giroud thyen mallkimin

Futboll

Giroud thyen mallkimin

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:53
Giroud thyen mallkimin

Pasi janë mbyllur kampionatet, Europa League dhe Conference League, në apel mungon vetëm Champions League. Në pritje të aktit të fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, EA ka publikuar skuadrën e 30-të të javës të FIFA Ultimate Team.

Një nga protagonistët e skuadrës më të mirë të javës së fundit ka qenë edhe Olivier Giroud, i cili i ka dhuruar titullin Milan-it me një dygolësh të shënuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Sassuolo-s.

SKUADRA E JAVËS – Në portë është Diego Lopez (86), portier i Espanyol-it. Spanjolli ka siguruar kartën e tretë të zezë të sezonit dhe ka një vlerësim interesant, rreth 11 mijë kredite.

Para tij është rreshtuar një treshe e përbërë nga Andrew Robertson (91), Alessandro Bastoni (88) dhe Gabriel Paulista (86). Tre mbrojtës shumë të mirë të aftë të gëzojnë të gjithë trajnerët e FUT.

Në mesfushë dallohet Angel Di Maria (90), objektivi i Juventus-it në merakto për sezonin e ardhshëm. Në krah të tij janë Ilkay Gundogan (88), Sofyan Amrabat (84) dhe Jack Harrison (84).

Në sulm gjejmë treshen e sulmit Heung Min Son (92), Olivier Giroud (84) dhe Andy Delort (87).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat