Marcelo shpërthen ndaj Realit

Futboll

Marcelo shpërthen ndaj Realit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:06
Marcelo shpërthen ndaj Realit

Finalja e Ligës së Kampioneve pritet të jetë edhe shfaqja e fundit e Marcelos si lojtar i Realit të Madridit. Më pas kontrata e tij me klubin madrilen përfundon këtu.

Deri më tani, braziliani e ka shprehur qartë dëshirën e tij për të vijuar edhe një sezon. Madje, për këtë ka saktësuar se është gati të heqë dorë nga pagesa mujore.

Por me klubin madrilen që nuk ka shfaqur asnjë reagim pozitiv, Marselo ka shpërthyer.

Një foto e bërë publike nga “El Dia Despues” tregon Marcelon duke biseduar me shokun e skuadrës, Lukas Vazquets, teksa ishin në stol në takimin e fundit në La Liga përballë Betisit (0- 0).

“Nuk e di përse klubi po vonon të më japë përgjigje. Nëse nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë, kjo do të ishte e tepërt. Kam qenë një shembull, dreqi e mori. Unë dua të qëndroj këtu te Reali për gjithë jetën”, i ka thënë braziliani shokut të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat