Napoli pas Brojës

Futboll

Napoli pas Brojës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:51
Napoli pas Brojës

Armando Broja kaloi një sezon të mirë me Southampton.

Sulmuesi i Chelsea dhe i kombëtares shqiptare, ishte në një formë shumë të mirë, ku ka shënuar dhe ka performuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, edhe pse në muajt e fundit ai “u zhduk”.

Gjithësesi, për të ka shumë ekipe të interesuara dhe Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Napoli është një nga interesuarit për transferimin e Brojës, ku mediat italiane thonë se ata janë të gatshëm të ofrojnë një shifër prej 25 milionë euro.

Gjithashtu nga ekipet italiane është dhe Interi i cili ka shfaqur një interes, por asgjë konkrete.

Thuhet se edhe Evertoni i Lampard ka shfaqur dëshirën për ta pasur në radhët e ekipit, por ajo që dihet është se për Armando Brojën ende nuk ka një ekip që ka lëshuar ofertën zyrtare për të në drejtim të Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat