Ku e kanë humbur finalen e fundit të Champions-it?

Futboll

Ku e kanë humbur finalen e fundit të Champions-it?

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:36
Ku e kanë humbur finalen e fundit të Champions-it?

Finalja e fundit e Champions League që Real Madrid ka humbur është ajo e vitit 1981 ndaj Liverpool në Paris me rezultatin 1-0, me golin që u realizua nga Kennedy.

Kemi dëgjuar shpesh që Reali nuk i luan finalet, por i fiton ato dhe e vërtetë është ose të paktën pothuajse gjithmonë.

Pothuajse, sepse po të kthehesh në sezonin 1980-1981 “Los Blancos” të udhëhequr nga Vujadin Boskov arritën në finalen e Champions League, por humbën përballë “The Reds”.

Ndërsa tashmë duket disi ironike që këto dy skuadra do vihen sërish përballë njëra-tjetrës në Paris, në Stade de France, e cila ishte dhe finalja e fundit që humbnin madrilenët, pra pas saj Reali do të luante edhe shtatë finale të tjera të Championsit dhe do t’i fitonte të gjitha.

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 për trofeun më të rëndësishëm për klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat