City interesohet për Leaon

Futboll

City interesohet për Leaon

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:29
Rafael Leao

Manchester City raportohet se është duke planifikuar transferimin e Rafael Leaos.

22-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Milani, teksa skuadra italiane e fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Forma e tij e mirë e treguar në sezonin e fundit ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester Cityt.

Sipas “FootMercato”, klubi anglez po shqyrton mundësinë e transferimit të portugezit, të cilin e shohin si zëvendësues të Raheem Sterlingut, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Largimi i anglezit nga “Etihad Stadium” nuk përjashtohet se mund të ndodhë edhe në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Ndryshe, Leao me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Për të interesim thuhet se ka shprehur edhe Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat