Interi në alarm për largimin e Bastonit

Futboll

Interi në alarm për largimin e Bastonit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:55
Interi në alarm për largimin e Bastonit

Interi në alarm për largimin e Bastonit!

Nikola Milenkoviç është kthyer për të tretën herë në dy vitet e fundit të jetë në qendër të zërave të merkatos zikaltër.

Mbrojtësi i Fiorentinës është një nga emrat më të vlerësuar për prapavijën në shtëpinë e Interit, për më tepër kur Alesandro Bastoni ka përfunduar në shënjestrën e klubeve angleze si Totenhem, Mançester Junajtid e Çelsi.

Në rast largimi të tij, serbi mund të jetë ai që do të marrë vendin e 23-vjeçarit dhe ajo që jep shpresë tek Interi është fakti që kontrata e Milenkoviçit skadon vitin e ardhshëm dhe Fiorentina nuk mund të kërkojë më shumë se 20 milionë euro për të, edhe pse përfshirja e Milanit dhe Juventusit ndër klubet që e duan mund ta vështirësojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat