Media Italiane: Hakmarrja e Dërmakut

Futboll

Media Italiane: Hakmarrja e Dërmakut

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 11:27
Media Italiane: Hakmarrja e Dërmakut

Kastriot Dërmaku do të provojë përsëri të luajë në elitën e futbollit italian sezonin e ardhshëm. Leçe siguroi ngjitjen në Serie A dhe mbrojtësi shqiptar ishte një nga pikat kyçe të këtij suksesi.

Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e “Corriere dello Sport”, që i dedikon një artikull lojtarit të Kombëtares kuqezi.

“Hakmarrja e Dërmakut, tani Serie A është e gjitha e tija”, është titulli me të cilin media italiane hap shkrimin e saj.

Ndërkohë me tej shkruan: “Në fund, gjithçka mblidhet dhe qëndrueshmëria shpërblehet edhe në futboll.

Në fakt, në moshën 30-vjeçare, Kastriot Dermaku gjeti Serinë A që e kishte prekur dy herë në karrierë, fillimisht në Empoli, më pas në Parma, por ishte u detyrua të largohej për një sërë problemesh të bezdisshme fizike që në fund arriti t’i zhdukte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat