Sot luhet ndeshja e "Play off" për Botërorin e Katarit

Futboll

Sot luhet ndeshja e "Play off" për Botërorin e Katarit

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:16
Sot luhet ndeshja e "Play off" për Botërorin e Katarit

Ukraina dhe Skocia ndeshen sot në një ndeshje të "Play off" për Kampionatin Botëror "Qatar 2022"

Ndeshja që do të zhvillohet në "Hampden Park" pritet që të fillojë nga ora 20:45. 

Por jo çdo gjë do të sqarohet me këtë takim. Fituesi i ballafaqimit do të ndeshet pastaj me Uellsin. 

Kushdo që kualifikohet nga këto tri kombëtare e ka vendin në Grupin B ku presin tri kombëtare që tashmë janë kualifikuar. Në shortin e hedhur më herët ishte caktuar që Anglia, SHBA-ja dhe Irani të jenë pjesë e atij grupi. 

Ndeshja e sontme do të jetë e para për Ukrainën qëkur vendi po ballafaqohet me një sulm të paprovokuar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat