Kryeson Superioren dhe e ndjek Guindo

Futboll

Kryeson Superioren dhe e ndjek Guindo

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:53
Kryeson Superioren dhe e ndjek Guindo

Refik Halili i vendosi Taulant Seferit çmimin prej 1,5 milionë euro.

Një gjë e tillë u duk çmenduri që Superiorja të shesë lojtar me vlerë të tillë. Por kartoni i sulmuesit në fjalë po njeh rritje edhe në “Transfermarkt”, që analizon në detaje futbollistët dhe i jep një çmim të përafërt në tregun e shitjes.

Nga 500 mijë euro që vlente kartoni i Seferit më herët, tanimë në “Transfermarkt” ka shkuar në 650 mijë euro. Kështu Taulanti kryeson Superioren si lojtari që kushton më shtrenjtë, ndërsa vlera e tij pritet të njoh rritje të madhe në ndeshjet e Europës.

Menjëherë në vendin e dytë vjen Guindo. Në vlerësimin e fundit të Transfermarkt ky futbollist kushtonte 400 mijë euro, ndërsa tanimë mund të blihet me më së paku 500 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat