Guardiola i bën presion Pogbas

Futboll

Guardiola i bën presion Pogbas

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:57
Guardiola i bën presion Pogbas

Manchester City po bën gjithçka për ta bindur Paul Pogbas që të përfundojë në “Etihad Stadium”.

Mirëpo, e ardhmja e mesfushorit francez duket se do të jetë larg Anglisë.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, trajneri Pep Guardiola e ka takuar personalisht lojtarin, në tentim që ta bindë për ta tradhtuar Manchester Unitedit dhe për t’u transferuar në ekipin e kaltër të qytetit.

Mirëpo, këtë tradhti ka refuzuar ta bëjë përfaqësuesi francez, përkundër insistimit të përfaqësuesit të Cityt, Txiki Begiristatain, i cili ia ka prezantuar atij një kontratë faraonike, në linjë me rrogat më të larta që i marrin lojtarët e “Citizens”.

Ish-futbollisti i Juventusit, pasi e ka marrë në konsideratë ofertën, ka vendosur të mos e pranojë atë, i vetëdijshëm se do të vihej përballë një presioni mediatik dhe më gjerë, që do të mundë të ndikonte në paraqitjet e tij.

Sipas të gjitha gjasave, Pogba do të rikthehet në Juventus, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat