Rrëfehet Pato: Hoteli i seksit

Futboll

Rrëfehet Pato: Hoteli i seksit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:26
Rrëfehet Pato: Hoteli i seksit

Alexandre Pato ka qenë dikur djaloshi i artë i futbollit europian, me Milan-in që bëri një investim të rëndësishëm për ta marrë nga Brazili në Itali.

Braziliani ka vendosur të tregoj historinë e tij dhe të shpjegojë se çfarë e ndaloi që të arrinte të gjithë potencialin e tij në radhët e kuqezinjve.

“E di çfarë po mendoni, e kam dëgjuar për 10 vite”, ka shkruar Pato në The Players’ Tribune. “Çfarë ndodhi me Pato-n? Pse nuk e fitoi Pato Topin e Artë? Pse ishte gjithmonë i dëmtuar Pato? Duhej t’i kisha dhënë përgjigje këtyre pyetjeve shumë kohë më parë.

Kishte shumë zëra, veçanërisht te Milan-i. Kam festuar shumë, nuk kisha dëshirë, po jetoja në një botë fantazie… me të vërtetë, isha vetëm një fëmijë. A festoja shumë? Jo aq sa është thënë”.

Siç ka ndodhur me shumë sportistë që kanë zgjedhur të shkruajnë në The Players’ Tribune, Pato ka kërkuar të korrigjojë disa nga gjërat që besohen për karrierën e tij.

“Mendoj se ka ardhur koha t’i themi gjërat siç kanë ndodhur. Unë jam 32 tani, jam në formë dhe nuk jam më i hidhëruar me asnjeri dhe për asgjë”, ka vazhduar braziliani.

“Gjëja e parë që duhet të kuptoni është se u largova shumë i ri nga shtëpia, ndoshta më herët se duhet. Kur ka ardhur dita e madhe për t’u provuar nga Internacional mundësia e jetës, ne kemi shkuar atje dhe babai ka kuptuar se nuk e përballonim dot një hotel, dhe çfarë ka bërë? Na ka çuar në një hotel seksi”.

Provimi ka shkuar mirë dhe kur Pato u largua nga Brazili pasi  fitoi Botërorin për klube me Internacional, ai mund të zgjidhte mes disa klubeve, por ka zgjedhur Milan-in para dy gjigantëve të La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat