Roma është e interesuar për lojtarin

Futboll

Roma është e interesuar për lojtarin

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:02
Roma është e interesuar për lojtarin

Mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo de Paul raportohet së është i lidhur me rikthimin në Itali.

Argjentinasi verën e kaluar iu bashkua klubit madrilen nga Udinese, por sipas medieve të huaja, De Paul do të rikthehet në Serie A.

AS Roma është e interesuar për lojtarin. Trajneri i ‘romakëve’ Jose Mourinho është duke menduar ta forcojë mesfushën dhe De Paul thuhet se është në listën e tekniku portugez.

Roma po kërkon një zëvendësues për Henrikh Mkhitaryan, dhe De Paul thuhet së është lojtar ideal për atë pozitë.

De Paul me Atletico Madridin ka kontratë deri në vitin 2025, por duket se shumë shpjete do të ikën nga Madridi për të nisur një aventure të re në futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat