Skandal tek Italia

Futboll

Skandal tek Italia

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:37
Skandal tek Italia

Njeriu që e rindërtoi me duart e tij Italinë madhështore të tri viteve të fundit, e cila arriti të kapë majën në 11 korrikun e vitit të kaluar me suksesin në “Euro 2020” në Londër, papritur sheh kështjellën që t’i shembet përpara syve.

Në fillim goditja e fortë ishte moskualifikimi për në Botërorin e Katarit, duke hedhur në erë një avantazh të frikshëm në grupet eliminatore, së fyti humbën finalen ndërkontinentale me Argjentinën të mërkurën, por ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte një skandal i vërtetë.

Vërtet Roberto Mançini duhet të arnohet në pritje të ndeshjes me Gjermaninë dhe me Anglinë javën tjetër për Ligën e Kombeve, duke dërguar në shtëpi 7 lojtarë që i kishin bateritë e shkarkuara, por ajo që bënë dy lacialët habiti edhe trajnerin “Axurr”.

Ditën e djeshme “Koverçano” është zgjuar me sulmuesin Zakanji dhe mbrojtësi Laxarri që kishin kërkuar se nuk ndiheshin në formë për të qenë në gatishmëri për sfidën me Gjermaninë, por ndërsa formën e tyre duhej ta vërtetonte stafi mjekësor, këta nuk kanë pritur dhe pyetur askënd, por thjesht kanë dalë nga kangjellat e qendrës stërvitore.

Lajmi u shpërnda me shpejtësi në të gjitha mediat italiane, me gazetarët e pranishëm dje në konferencën për shtyp, të cilët pyetjen e parë e kishin të përbashkët: “Pse u larguan Zakanji dhe Laxarri që nuk kishin probleme? U habita edhe unë, pasi ishin më shumë se në formë, por erdhën më thanë se nuk ndiheshin gati për të luajtur me Gjermaninë.

Dhe ne i dërguam në shtëpi, – mbrohet Mançini, i cili merr në mbrojtje lojtarët, por nuk tha të vërtetën, pasi lojtarët ikën pa vlerësimin e stafit mjekësor. – Pse ikën pa u vizituar? Vazhdojmë pyetjen tjetër…” Roberto Mançini, të paktën këtë të fundit me Zakanjin dhe Laxarrin, duhet ta kishte shmangur, sepse përveç prekjes magjike, duket sikur ka humbur edhe autoritetin, ndonëse në kokën e tij ai ka një lëmsh për të zgjidhur:

Frika ime e madhe tani janë humbjet që po bëhen disi të shpeshta dhe mund të na fundosin psikologjikisht.

Argjentina ishte skuadra e parë që na dominoi në tri vite e gjysmë gati, por tani ka ardhur koha që të nisim gjithçka nga e para, pse jo duke ndryshuar modul apo edhe 20 nga 20 lojtarët që grumbulloja më së shpeshti.

Sfida me ‘Pancerat’? Gjermania dhe Anglia janë dy kombëtaret më të forta për momentin, së bashku me Francën, ndaj unë mendoj se një nga këto të tria do të fitojë edhe Botërorin në Katar”, përfundoi 57-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat