Lahm: Pashë Spanjë - Portugali

Futboll

Lahm: Pashë Spanjë - Portugali

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:02
Lahm: Pashë Spanjë - Portugali

Drejtori i Europianit 2024 dhe ish-lojtari i Bayern Munich, Philipp Lahm ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij për Italinë, e cila mbeti jashtë Botërorit të Katarit të këtij viti, gjë që ndodh për herë të dytë radhazi, pas “Rusia 2018”:

“Mendoj se Roberto Mancini bëri një punë të shkëlqyer kur fitoi Kampionatin Evropian 2020.

Ai gjeti një ekuilibër të mirë midis organizimit në mbrojtje, kontrollit të lojës dhe situatave sulmuese. Skuadra ishte shumë homogjene. Ky lloj futbolli më magjepsi. Taktikisht, Italia ishte më e mira që ofronte turneu. Tani duhet të marrë iniciativën, të rigjenerohet dhe të kthehet sërish aty ku i takon”.

Nga ana e tij, ish-trajneri i Romës dhe Leicesterit, Claudio Ranieri, foli për ekipin kombëtar italian në “Il Messaggero”: “Kampionati Evropian i vitit 2021 (Euro 2020) ishte një iluzion i shkëlqyer.

Një muaj fantastik dhe një sukses i merituar. Tani magjia ka mbaruar dhe jemi kthyer në vendin tonë.

Pashë Spanjë-Portugali, ka skuadra që kanë një cilësi më të lartë dhe duhet t’i arrijmë.

Një cikël është mbyllur, djemtë tanë shpeshherë nuk gjejnë hapësirë ​​në klube dhe në disa role kemi vështirësi.

Tani na duhet puna dhe besimi te të rinjtë. Unë gjithmonë kam thënë se një përzierje e ekuilibruar e përvojës dhe freskisë është thelbësore në një ekip”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat