Sot luhet finalja e madhe: Uells – Ukrainë

Futboll

Sot luhet finalja e madhe: Uells – Ukrainë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet finalja e ‘Play Off-it’ për Kupën e Botës në mes Uellsit dhe Ukrainës

Uellsi do të jetë nikoqir i Ukrainës në ndeshjen e cila është bileta e fundit për Kupën e Botës.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej muaj më parë, por për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës, atëherë u detyrua të shtyhet.

Uellsi për të arritur në këtë finale të ‘Play Off-it’ mposhti Austrinë me rezultat 2:0, me dy gola të Gareth Bale.

Në anën tjetër, Ukrainë para pak ditësh shënoi fitore 3:1 ndaj Skocisë.

Të dy skuadrat do të luajnë për fitore, pasi ëndërrojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Fituesi i këtij dueli do të kaloj në grupin B ku e pret Anglia, Amerika dhe Irani.

Ndeshja në mes Uellsit dhe Ukrainës zhvillohet sot në ‘Cardiff Stadium’, me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat