Romano zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Futboll

Romano zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:03
Ibrahimovic

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, aventura e Zlatan Ibrahimovicit me Milanin ende nuk ka përfunduar.

Në fakt, Ibrahimovic do të takohet me krerët e Milanit gjatë ditëve në vazhdim, ku do të diskutohet çështja për rinovimin e kontratës së tij.

Momentalisht, Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij, kohë që do ta lë atë jashtë fushave afro shtatë deri në tetë muaj, ku si pasojë e kësaj, ylli suedez është i hapur që të pranojë edhe ulje page vetëm të vazhdojë të ardhmen me kampionin italian.

Këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic ka arritur të bëjë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat