Një tjetër emër për sulmin e Realit

Futboll

Një tjetër emër për sulmin e Realit

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:50
Një tjetër emër për sulmin e Realit

Sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Zhezus, do të largohet këtë verë nga kampionët e Anglisë, duke parë që nuk po gjen më hapësirat e nevojshme në ekip dhe pas ardhjes së Halandit gjërat do të bëhen akoma dhe më të vështira.

Klubi që ka shfaqur interes më të lart është Arsenali, me trajneri Arteta që e kërkon në skuadrën e tij një lojtar si Zhezus, por ajo që e pengon brazilianin të transferohet te “Topçinjtë” është Champions-i.

Sulmuesi kërkon që të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Arsenali nuk ja jep dot këtë mundësi.

Këtu hyn në garë Reali i Madridit. Kampionët e Europës kërkojnë një sulmues i cili do të jetë i gatshëm të zëvendësojë Benzemanë dhe Zhezus është në listën e dëshirave të Ançelotit.

Gjithsesi gara për shërbimet me brazilianit do të jetë e fortë, pasi edhe Antonio Konte kërkon që ta ketë 25-vjeçarin në radhët e Totenhem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat