Pas dy vitesh bashkëpunimi, Llapi dhe mesfushori i krahut, Edon Sadriu ndajnë rrugët
Llapi ka falenderuar mesfushorin për kontributin e dhënë gjatë dy viteve duke i uruar shëndet, fat dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Mesfushori u bashkua me klubin gjatë vitit 2020 dhe u paraqit në gjithsejtë 74 ndeshje, duke përfshirë 61 ndeshje në Superligë, 10 ndeshje në Kupë, 2 ndeshje në UEFA Conference Ligë dhe 1 ndeshje në Superkupë duke arritur shifrën e 9 golave e 7 asistimeve në gjithsejtë 3533 minuta të luajtura.
Sadriu me Llapin gjatë dy viteve arriti të fitoj 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.