Partey e ndryshon edhe emrin

Futboll

Partey e ndryshon edhe emrin

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 18:04
Partey e ndryshon edhe emrin

Thomas Partey ka ndryshuar emrin e tij në Yakubu pasi u konvertua në Islam pas martesës së tij me marokenen Sara Bella.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimit të emrit, mesfushori do të referohet sërish si Partey kur të luajë për Arsenalin.

Përveç kësaj, 28-vjeçari do të mbajë Thomas si emër në pjesën e pasme të fanellës së tij kur të jetë në aksion.

“Unë jam rritur me myslimanë, kështu që në fund të fundit është e njëjta gjë. Unë jam tashmë i martuar dhe emri im musliman është Yakubu”, deklaroi Partey

I rritur si i krishterë në Ganën lindore, Partey i tha medias së tij kombëtare në mars se ishte bërë mysliman për shkak të Bella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat