Muslija: Jam në formë

Futboll

Muslija: Jam në formë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:40
Muslija: Jam në formë

Florent Muslija zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Irlandës së Veriut. Mesfushori i Paderbornit në Bundesliga 2 analizoi triumfin 3:2 ndaj kombëtares ishullore, teksa foli edhe për kolegët e mesfushës.

“Jam në formë, e di si di të luaj. Shpresoj të kem dhënë maksimumin për ekipin. Jemi shumë të kënaqur që fituam ndeshjen.

Ndryshimi fizik? Po, duhet të punosh për vete që të bëhesh gjithmonë më i fortë. Më duket se jam bërë pak më i fortë.

Gjuajtjet nga distanca? Po, kam shumë vetëbesim. Duhet të jap gjithmonë maksimumin për të ndihmuar ekipin, brenda dhe jashtë fushës.

Mesfusha? U ndjeva shumë mirë në fushë, isha shumë i kënaqur me Dresevic dhe Valon Berishën. Shpresoj që edhe trajneri të jetë i kënaqur me ne”, deklaroi Muslija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat