Kjo është oferta e Interit për Asllanin

Futboll

Kjo është oferta e Interit për Asllanin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:07
Kristajn Asllani

Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristajn Asllani, raportohet se është gjithnjë e më afër gjigantit italian, Inter.

Reprezentuesi i Shqipërisë, në sezonin që e lamë prapa, ka bërë një sezon të madh duke ndezur interesimin e disa klubeve të njohura italiane.

Sipas medieve italiane, ‘Nerazurët’ kanë bërë gati një ofertë bindëse në adresë të Empolit për Asllanin.

Interi është i gatshëm t’ia ofrojë Empolit 9.5 milionë euro për Asllanin, ofertë e cila thuhet se do të jetë bindëse për Empolin.

Siç raportohet, marrëveshja mes Interit dhe Empolit mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Ndryshe, Asllani është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera italiane përfshirë edhe Milanin e Napolin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat