Conte do yllin e sulmit

Futboll

Conte do yllin e sulmit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:22
Conte do yllin e sulmit

Tottenham nuk do vetëm mbrojtësin Alessandro Bastoni nga Interi. Londinezët raportohet se po mendojnë transferimin e yllit të sulmit të zikaltërve.

Bëhet fjalë për argjentinasin Lautaro Martinez, të cilin trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë.

Interi nuk është se dëshiron ta humbasë sulmuesin, por mund të jetë i sakrifikuari për bilancet e klubit.

Gjithsesi duhet pritur për informacione të tjera, pasi Martinez prej dy vitesh është në qendër të vëmendjes dhe përflitet shumë për kalimin sa në një klub në tjetrin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat