Trajneri i Belgjikës: Lukaku dëshiron të jetë i rëndësishëm

Futboll

Trajneri i Belgjikës: Lukaku dëshiron të jetë i rëndësishëm

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 17:57
Trajneri i Belgjikës: Lukaku dëshiron të jetë i rëndësishëm

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se pasiguria rreth të ardhmes së Romelu Lukakut është për shkak të dëshirës së tij për të qenë i rëndësishëm për ekipin e tij.

Sulmuesi, i cili së fundmi pësoi një dëmtim në Ligën e Kombeve, është lidhur me një largim nga Chelsea pas një sezoni të parë zhgënjyes në “Stamford Bridge”.

Rikthimi te Interi është bërë destinacioni më i mundshëm për belgun dhe avokati i tij ka hetuar mundësinë e një marrëveshjeje me skuadrën e Serisë A.

Martinez ka besim se Lukaku do të bëjë thirrjen më të mirë për karrierën e tij, duke u thënë gazetarëve: "Ai dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe të shijojë futbollin e tij. Jam i sigurt se vendimi në verë do të jetë i duhuri.

“Në Belgjikë jemi mjaft të relaksuar me situatën e Romelu. E di që është një temë e madhe, por për momentin ai po përpiqet të rikuperohet nga lëndimi dhe kjo është e vetmja gjë që ka në mendje.

“Nëse ai qëndron te Chelsea do të jetë për arsyet e duhura. Nëse ai largohet do të jetë sepse të gjithë janë dakord me të.

“Romelu është një lojtar që e njoh shumë mirë. E kam drejtuar në nivel klubi (te Everton) në një moshë shumë të re.

"Ai ishte 19 vjeç dhe kishte një pozicion shumë të ndryshëm nga ai që ka tani. Tani ai është një lojtar që është shumë i pjekur dhe shumë i qartë se çfarë dëshiron”, ka thënë Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat