Pakti Guardiola - Barca

Futboll

Pakti Guardiola - Barca

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:26
Pakti Guardiola - Barca

E përditshmja britanike “The Sun” raporton se Barcelona synon yllin e Mançester Sitit, Bernando Silva. Mesfushorit portugez i pëlqen shume katalanasve dhe Çavi Hernandezit, por për të qenë në gjendje të bindë skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola do të duhen të paktën 80 milionë sterlina, rreth 90 milionë euro.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Pep Guardiolën dhe ditët e fundit do të kishte bërë një pakt me trajnerin për një lamtumirë të mundshme.

Nga sa mësohet, nëse do të arrinte një propozim tërheqës për lojtarin dhe për klubin, trajneri katalanas nuk do ta kundërshtonte largimin e tij.

Në sfond, siç u përmend, Barcelona është ende e interesuar për Bernardo Silva, por po përballet me problemet dhe kufizimet e njohura të natyrës ekonomike.

Për momentin e vetmja mënyrë për të arritur te portugez do të ishte largimi i Frenki De Jong. Shitja e tij te Man. Junajted mund te ishte zgjidhja ideale për të kryer këtë operacion edhe pse me vlerën e vendosur nga Siti, duket gati e pamundur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat