Sot është dita e Kristjan Asllanit

Futboll

Sot është dita e Kristjan Asllanit

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:16
Sot është dita e Kristjan Asllanit

Sot është dita e Kristjan Asllanit. Mesfushori i talentuar i Kombëtares shqiptare është vetëm një hap larg transferimit te Interi dhe gjasat janë që gjithçka të përfundojë brenda ditës së sotme.

Zikaltrit kanë arritur akordin me Asllanin, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 1.2 milionë euro në sezon, teksa kanë mbetur për t’u sistemuar detajet e fundit të marrëveshjes me Empolin.

Në arkat e klubit toskan do të shkojnë 14 milionë euro dhe të paktën një futbollist nga ekipi i të rinjve në huazim, teksa pikërisht sot do të mbahet edhe takimi vendimtar mes dy klubeve, për të mbyllur njëherë e mirë marrëveshjen.

Duke folur për mediat pranë klubit zikaltër, ish mbrojtësi i Interit, Giuseppe Bergomi deklaroi se Asllani është një “fiksim” i vjetër i Piero Ausilios, i cili ka vendosur ta sjellë patjetër në Milano.

“Asllani është një zgjedhje e Ausilios, që e ndjek prej kohësh dhe tani ka këmbëngulur për ta marrë në Milano. Duhet një zëvendësues i Brozoviç dhe Asllani do të niset nga pankina, për të shfrytëzuar rastet e tij e për t’u rritur gradualisht”, u shpreh Bergomi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat