Beqiri i bashkohet Voska Sportit

Futboll

Beqiri i bashkohet Voska Sportit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:05
Beqiri i bashkohet Voska Sportit

Ylber Beqiri është futbollisti  i parë që i bashkohet skuadrës së Voska Sport në këtë merkatoje vere.

Pas plotë 10 largimeve, drejtuesit e klubit shqiptarë nga Ohri tashmë po fillojnë në rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Edhe pse në treg përfliten disa emra që mund ti bashohen kësaj skuadre, i pari që edhe zyrtarisht ka firmosur me Voska Sport, është Ylber Beqiri.

Bëhet fjalë për një mesfushorë shkatërrues, i cili me skuadrën nga Ohri ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai te Voska Sport vjen nga rradhët e Korabit, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e vitit 2020 nga radhët e Renovës.

Nga tabori Voska Sport për ditët në vijim kanë paralajmëruar tjera përforcime, që do plotësojnë boshllëkun pas atyre largimeve të disa ditëve më parë.

Kujtojmë, Voska Sport në sezonin e ri do të udhëhiqet nga trajneri tetovar, Berat Imeri, ndërsa skuadra gjithashtu arriti të vazhdojë bashkëpunimin zyrtarisht edhe me kapitenin Izair Emini si dhe mbrojtësin, Ljupçe Trpeski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat