Feronikeli bën transferimin e parë

Futboll

Feronikeli bën transferimin e parë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:29
Feronikeli bën transferimin e parë

KFF Feronikeli është duke u organizuar për sezonin 2022/23, në konkurrencën e femrave, duke nënshkruar me mbrojtësen qendrore nga Ardhmëria.

Dafina Tahiri e cila deri këtë vit mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Millosheva, do të jetë pjesë e Feronikelit nga edicioni i ri, duke forcuar repartin defensivë të industrialistëve.

Tahiri flet për Gazetën OLLE, për kohën që e ka kaluar në skuadrën e fëmijërisë dhe synimet në të ardhmen.

” Ardhmëria gjithmonë do të mbetet si familja ime e dytë, në atë klub kalova pjesën më të mirë të karrierës sime, por që tani ka ardhur koha që të transferohem në një klub tjetër, dhe pse jo në të ardhmen të vazhdoi drejt qëllimit tim, të përfaqësojë Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare, fatkeqësisht ëndrra ime u ndal në gjysmë, pas grumbullimit me Kosovën kam hasur në probleme shëndetësore, por kjo vetëm më shtyn të arrijë objektivët që kam para vetes” shtoi Tahiri.

Feronikeli sot pritet të zyrtarizoi transferimin e Tahirit, e cila pritet të jetë ndihmesë e madhe në mbrojtjen e skuadrës nga Rexhep Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat