Talenti i Romës si zëvendësues i Dybalës

Futboll

Talenti i Romës si zëvendësues i Dybalës

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:07
Talenti i Romës si zëvendësues i Dybalës

Nicolo Zaniolo si zëvendësues i Paulo Dybalas duket se është një opsion që shkon përtej intrigave të zakonshme të merkatos në Itali.

Vetë talenti i Romës nuk e ka mohuar së fundmi një mundësi të tillë duke u shprehur se ai është i përqëndruar te puna në stërvitje ndërsa shtoi se ndjehet i lumtur që një si Zlatan Ibrahimovic fitoi titullin në Itali.

“Trashëgimtar i Dybalës? Është një lojtar fantastik, por të shohim.

Jeta është e paparishikueshme, unë stërvitem dhe pres çfarë më ofrohet. Ibra? Unë jam i lumtur që një futbollist si ai fitoi titullin dhe ia doli ta rikthente Milanin në majë. Kur e takova në këtë sezon, nuk pata kurajon t’i afrohesha. Më vinte turp”.

Trofeu i Conference League në Tiranës? “Iu dhuruam tifozëve një trofe që mungonte prej kohësh, sezoni shkoi shumë mirë. Kur i shënova Trabzonspor mendova se më në fund u riktheva të luaja futboll, ndërsa ndaj Bodo Glimt luajta ndeshjen perfekte, atë në të cilën gjithccka të shkon sipas planit”, u shpreh Zaniolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat