Vendos t’i bashkohet Atleticos

Futboll

Vendos t’i bashkohet Atleticos

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:24
Vendos t’i bashkohet Atleticos

Atlético e Madridi mund të jetë afër blerjes së dytë në këtë merkato verore, pas zyrtarizimit të Samuel Linos.

Mesfushori belg, Axel Witsel, pjesë e Dortmundin në sezonet e fundit, mësohet se ka arritur marrëveshjen me klubin nga Madridit. 33-vjeçari në “Wanda Metropolitano” do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Héctor Herreras.

Axel ka mbyllur një sezon mjaft pozitiv në Gjermani. Pas thyerjes së tendinës së Akilit në janar 2021, belgu u rikthye në garë si titullar i padiskutueshëm për ekipin gjerman, me të cilin bëri 41 paraqitje.

Me më shumë se 600 ndeshje në karrierë, Atlético do të bëhej klubi i gjashtë për futbollistin që ka luajtur për Standard Liège, Zenit, Benfica, Dortmund dhe në Kinë me Tianjin Tianhai.

Në parim, synimi është që javën e ardhshme ai të udhëtojë drejt Madridit për të kaluar ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën që do ta bashkonte me Atléticon për një sezon me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat