Dy klube angleze për Abraham

Futboll

Dy klube angleze për Abraham

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:20
Dy klube angleze për Abraham

Pas një sezoni mjaft të mirë me fanellën e Romës në Serinë A, por edhe në Conference League, Tammy Abraham tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve angleze, që janë gati ta rikthejnë në Premier League.

Veçanërisht Manchester United dhe Arsenali kanë bërë hapa konkretë dhe janë treguar të gatshëm të blejnë kartonin e djaloshit të rritur në akademinë e Chelsea-t, megjithatë duket se Jose Mourinho nuk ka ndërmend të privohet prej tij.

Tekniku portugez e sheh mjaft të rëndësishëm për repartin e avancuar dhe u ka bërë të qartë drejtuesve se do të pranonte më mirë një sakrifikim të Nicolo Zaniolos, sesa të Tammy Abraham.

Në këtë pikë, duket se edhe te Roma kanë ndërmend të kënaqin dëshirën e portugezit dhe kanë refuzuar çdo ofertë për negociata me sulmuesin anglez, i cili është i destinuar të qëndrojë në kryeqytetin italian, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat