Eriksen merr vendimin

Futboll

Eriksen merr vendimin

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:57
Eriksen merr vendimin

Christian Eriksen është kthyer të jetë një lojtar i kërkuar në merkato një vit pas një drame që ka rrezikuar të kthehej në një tragjedi të vërtetë.

Danezi po shijon pushimet, edhe pse është e vështirë që mendimet e fantazistit dhe familjes së tij të mos kthehen 12 muaj mbrapa, tek ai arrest kardiak  pësuar 12 qershorin e vitit të kaluar gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë të Euro 2020.

Atë ditë dhe në javët pasuese, kthimi në fushë ishte mendimi i fundit i lojtarit, që gjithsesi është kthyer në fushë pas operacionit.

Pas prishjes së kontratës me Inter-in, që ka ardhur për shkak të ligjeve italiane që nuk lejojnë që një lojtarë të luajë pas një operacioni të tillë, Eriksen është kthyer në fushë me Brentford-in dhe tani po përgatitet të luajë një sezon të plotë pas dy vitesh me shumë ambicie në nivel klubi dhe me kombëtaren.

Danimarka, që në Euroo 2020 arriti deri në gjysmëfinale edhe falë motivimit që erdhi nga drama e Christian, do të jetë një nga pjesëmarrëset në Katar 2022, por Eriksen do të duhet të jetojë një sezon te një klub i madh për të qenë gati për Botërorin.

Ofertat nuk mungojnë, por ish-lojtari i Ajax-it duket se do t’i japë përparësi zemrës. Sipas ‘The Athletic’, Eriksen duket se ka vendosur të pranojë ofertën e Tottenham para atyre të Manchester United dhe Newcastle.

Sipas portalit anglez, diferencën e ka bërë dëshira e Christian për të qëndruar në Londër pas eksperiencës së shkurtër me Brentford-in përveç mundësisë për t’u bashkuar përsëri me Conte-n, trajneri i tij tek Inter-i për dy sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat