Mane arrin në Munih

Futboll

Mane arrin në Munih

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:47
Mane arrin në Munih

Bayern Munichi dhe Sadio Mane po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes.

Sulmuesi senegalez ka mbërritur në Munih dhe sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas përfundimit të këtyre testeve, Mane do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me kampionët e Gjermanisë.

30-vjeçari zyrtarisht si futbollist i Bayernit do të prezantohet nesër në stadiumin e klubit, “Allianz Arena”.

32 milionë euro raportohet se janë të garantuara që do t’i marrë klubi i Liverpoolit nga shitja e Manes, kurse mund t’i përfitojë edhe 6 milionë tjera në formë të bonuseve bazuar në paraqitjeve dhe arritjet e lojtarit te “Bavarezët”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat