Thellohet skandali

Futboll

Thellohet skandali

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:42
Aurelio De Laurentis

Skandali lidhur me transferimin e Viktor Osimen, ku presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis akuzohet për deklarim të rremë të shifrave ka marrë përmasa të tjera pas hetimeve nga autoritetet italiane që kanë nxjerrë në pah disa fakte që lidhen me përfshirjen e familjarëve të numrit një të Napolit në tratativë.

Hetimet nga “Guardia di Finanza” në ditët e fundit kanë përfshirë në brendësi të çështjes edhe gruan e presidentit, Zhaklin Baudit dhe fëmijët e tij Eduardo dhe Valentina De Laurentis, të cilët mendohet se kanë marrë pjesë në fshehjen e të dhënave lidhur me shifrat reale të transferimit të sulmuesit.

Skenari më i besueshëm për çështjen është ai i mashtrimit me anë të komisioneve që janë shpërndarë mes agjentëve dhe prokuratorëve të futbollistit, ku edhe vetë klubi i Lilës mendohet se është i përfshirë në deklarimin e rremë të një vlere 71 milionë euro për transferimin.

Hetimet lidhur me çështjen vazhdojnë me De Laurentis që deri më tani i ka mohuar plotësisht akuzat e ngritura ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat