Tebas kundër Al-Khelaifit

Futboll

Tebas kundër Al-Khelaifit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 17:12
Tebas kundër Al-Khelaifit

Havier Tebas i është kundërpërgjigjur presidentit të PSZH-së, Naser Al-Khelaifi.

“Al-Khelaifi është një nivel tjetër. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet te “Marca” për të dhënë mësime me arrogancën e tij. Rregullat nuk ekzistojnë për PSZH-në.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime,” ka shkruar presidenti i La Liga në “Tuiter”.

Krahas reagimit, Tebas kishte postuar edhe deklaratën e presidentit të PSZH-së:

“Bëjme gjëra pasi e dimë që është e mundur.

Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata. Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat