Largohet braziliani

Futboll

Largohet braziliani

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:55
Largohet braziliani

Largohet braziliani!

Victor Da Silva tashmë edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Vllaznisë me klubin shkodran që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu.

Fantazisti brazilian mbyll pas dy vitesh aventurën me shkodranët teksa ia doli të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm të organikës së trajnerit Thomas Brdaric, ndërsa fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.

Në fakt, 27-vjeçari e kishte paralajmëruar largimin para disa ditëve nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ku nuk mungoi edhe një falenderim për klubin dhe tifozët. Tashmë, Da Silva është i lirë të zgjedhë aventurën e re, e cila mund të jetë sërish në Superiore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat