FIFA prezanton risinë historike në Botëror

Futboll

FIFA prezanton risinë historike në Botëror

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:12
FIFA prezanton risinë historike në Botëror

FIFA ka miratuar një rregullore të re për Botërorin Katar 2022 që do të ndryshojë sistemin e grumbullimit të lojtarëve dhe numrin e lejuar të tyre që kombëtaret do të kenë mundësi të zgjedhin për pjesëmarrjen ne këtë kompeticion.

Autoriteti më i lartë i vendimmarrjes së futbollit botëror ka vendosur se numri i lojtarëve që mund  që mund të përzgjidhen në listën paraprake të të grumbulluarve do të kaloj nga 35 në 55.

Ndërsa përsa i përket listës përfundimtare të lojtarëve të zgjedhur për Botërorin ajo do të shkojë nga 23 në 26  vende të lira qe do të limitohen nga rregulli për mos të pasur në pankinë më shumë se 15 zëvendësues dhe 11 anëtar të stafit.

Kjo zgjedhje është menduar nga ana e FIFA-s për t’i dhënë sa më shumë mundësi lojtarëve të ndryshëm për pjesëmarrje si dhe për t’i ardhur në ndihmë skuadrave duke i ofruar atyre një organikë më të zgjeruar në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat